TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2025, 17:08

E rëndë në Podujevë, gjenden eshtrat e një personi brenda një automjeti të djegur! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Podujevë, gjenden eshtrat e një personi

Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Gllamnik të Podujevës, brenda të cilit dyshohet se janë gjetur eshtrat e djegura të një personi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se vetura Golf 7 ishte me targa serbe dhe se hetimet për rastin po vazhdojnë.

E rëndë në Podujevë, gjenden eshtrat e një personi

Prokuroria Themelore gjithashtu e ka konfirmuar se në automjet janë gjetur mbetje të eshtrave të një njeriut.

Pos ekipeve policore, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e mjekësisë ligjore të cilët do të mbledhin të dhëna për të identifikuar personin brenda automjetit.

E rëndë në Podujevë, gjenden eshtrat e një personiE rëndë në Podujevë, gjenden eshtrat e një personi

Lini një Përgjigje