TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2025, 21:05

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë përpara zgjedhjeve?

Shkruar nga Pamfleti

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë

Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 janar 2025 MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.

Kjo matje e parë politike e zgjedhjeve të 2025 nga Barometri në Euronews Albania tregon nëpërmjet gjashtë pyetjeve situatën e përgjithshme në vend në më pak se 100 ditë përpara “11 majit”.

Të pyetur për situatën në përgjithësi në vendin tonë sot, 35.5% e kanë vlerësuar atë pozitivisht dhe 40.3% e tyre e kanë vlerësuar atë negativisht. Të paqartë për një vlerësim pozitiv apo negativ janë 24.2% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania.

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë

Po kështu 1600 persona janë pyetur ballë për ballë për situatën ekonomike të vendit.

Përgjigjjet tregojnë se 32.1% e tyre e vlerësojnë pozitivisht situatën ekonomike të vendit, 45% e tyre negativisht dhe 22.9% janë neutral në vlerësimin e tyre.

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë

Lidhur me situatën ekonomike të familjes 43.1 % e të pyeturve shprehen të kënaqur ndërsa 22.4% e tyre shprehen të pakënaqur dhe 34.5% mendojnë se janë ekonomikisht njësoj.

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë

Por a janë optimistë për të ardhmen në vitin e ardhshëm?

39.7% qytetarëve të pyetur shprehen optimistë për situatën ekonomike të vendit në 12 muajt e ardhshëm, 17.9% janë pesimistë për situatën ekonomike të vendit në 12 muajt e ardhshëm ndërkohë 38.4% e tyre mendojnë se vendi do të ketë të njëjtën situatë ekonomike.

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë

Të pyetur për situatën ekonomike të familjeve tyre në 12 muajt e ardhshëm 40.4% e tyre kanë shpresë se do të përmirësohet, 12.5% e tyre mendojnë se do të përkeqësohet dhe 45% mendojnë se do të qëndrojë e njëjtë.

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë

A po shkon vendi në drejtimin e duhur apo jo?

45.5% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur, 43% e tyre mendojnë se po shkon në drejtimin e gabuar dhe 11.1% e tyre mendojnë se po rri në vend numëro.

Në ç’gjendje janë shqiptarët 96 ditë

Lini një Përgjigje