
Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama gjatë Asamblesë së PS. Rama tha se “ata që nuk deklarojnë pagat do të bëjnë burg njësoj si hajdutët që vjedhin energjinë elektrike”.
Eksperti thekson se eliminimi i evazionit bëhet kur ka një analizë reale të tregut të punës, i cili sipas tij është me shumë probleme, ndërsa institucionet e kontrollit të punës janë lehtësisht të korruptueshme.
“Mbi 50% e popullsisë në vështirësi ekonomike dhe po shkon drejt varfërimi. Kemi bipolarizim të shoqërisë. Kemi një shtresë të vogël që ka kontroll të fortë ekonomik. Kur shtetet kanë probleme të brendshme të korrupsionit ose evazion kërkojnë të bëjnë presion tek sektori privat. Por që të eliminosh evazioni duhet analizë nëse ky tatim është i përballueshëm për ekonominë reale. Tatimi është në shkallë progresive. Kur shikon një biznes të fuqishëm arrin të devijojë nga detyrimet tatimor, kanë fuqi ta bëjnë këtë dhe nuk paguajnë taksa. Institucionet e kontrollit janë lehtësisht të korruptueshme. Disa do përfundojnë burg”, tha eksperti për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje