TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 21:49

Thirrja në SPAK alarmon Berishën, avokati i tij: Marrëzia juridike e shekullit!

Shkruar nga Pamfleti

Thirrja në SPAK alarmon Berishën, avokati i tij: Marrëzia

Thirrja në SPAK ditën e nesmër e ka alarmuar Berishën. Në orën 12.00 ai do të ngjitë shkallët e organit të akuzës, por kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga stafi i tij.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, procesi i Berishës është i gjithi politik, pasi në asnjë prej dokumenteve hetimore të SPAK nuk përmendet emri i liderit demokrat.

Avokati i kryedemokratit Berisha, shprehet se nesër do t’i komunikohen zyrtarisht akuzat Berishës.

Ka zero prova ndaj Berishës, nuk përmendet emri i Berishës në 4 dirigjenca. Zero fjalë për Berishën. Kam të drejtë të pretendoj dhe unë jam i bindur se ky proces nisi si politik dhe po përfundon si politik. Filloi shurdh e po përfundon memec.

Fletë-thirrja e SPAK, ka cituar dispozita e nenit 34, 38, 39, komunikimi i akuzës dhe marrjen si të pandehur e shqyrtimin në themel të çështje. Na ftojnë që t’i konsumojnë. Me gjasë nesër do t’i kryejnë këto veprime. S’jemi në dijeni të shumë akteve dhe provave, Berisha është thirrur për t’i komunikuar akuzën. Është marrëzia juridike e shekullit. S’është përmundur në asnë rresht emri i Berishës. Do dekriptojmë më shumë se si do të shkojë situata e Berishës në Gjykatë për gjithë procesin", u shpreh Gjokutaj në "Syri TV".

 

Lini një Përgjigje