TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 21:07

"Gjyqet e Berishës nuk do mbarojnë kurrë", Frrok Çupi: E gjithë familja e zhytyr në korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

"Gjyqet e Berishës nuk do mbarojnë kurrë", Frrok

Analisti Frrok Çupi tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një njeri me shumë personalitete.

Teksa e quajti “Berisha’s got talent”, analisti tha se kryetari i PD-së ndërtoi familjen në formën e yllit, ku sipas tij secili prej anëtarëve kishte një cep në korrupsion.

Ndër të tjera, Çupi theksoi se gjyqet e Berishës nuk mbarojnë as kur të ketë mbaruar jeta fizike e këtij të fundit.

“Sali Berisha është njeri me shumë personalitete, ka më shumë se 2 a 3. Ç’është ky spektakël? Mund ta quash “Berisha’s got talent”. Ai e di ku do shkojë nesër, e di çfarë e pret atë dhe familjen e tij. Ky ndërroi një familje në formën e yllit dhe çdonjëri prej tyre kishte një cep korrupsion. Tani është në hetim e shoqja, që vidhte dhe u merrte njerëzve para. E bija kishte nën kontroll bankat. I biri ishte i ngarkuar me qeverinë. Ky ishte i ndershmi. E kuptoni çfarë iluzioni? “Berisha’s got talent”. Ai është iluzionisti që do të mbajë njerëzit e tij nga burgu. Gjyqet e Berishës nuk mbarojnë as kur të ketë mbaruar jeta fizike e Berishës”, Frrok Çupi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje