TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 21:23

Hetimet ndaj Berishës, ish-presidenti i klubit Partizanit akuza të forta: Ka dhënë urdhër për të vrarë njerëz, e kam dëgjuar me veshët e mi

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet ndaj Berishës, ish-presidenti i klubit Partizanit akuza të

Teksa ka komentuar hetimet mbi privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ish-Presidenti i klubit të kuq, Paro Laçi, bëri një akuzë të fortë duke thënë se Sali Berisha ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz në vitin 1997.

Ai tha se këto urdhra i ka dëgjuar vetë personalisht, ndërsa u shpreh i gatshëm që të shkojë në SPAK dhe të hapë të gjitha letrat për veprimtarinë dhe shkeljet e kryera nga Sali Berisha.

Berisha ka qenë vërtet një kriminel, sepse mos të kalojmë më gjatë, sepse ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz dhe këto urdhra i kam dëgjuar me veshët e mi duke filluar te grupi i zjarrit në 1997. Po të duan ata në SPAK, nëse kanë dëshirë të hapin të gjithë letrat, unë di shumë gjëra. Jam një ndër ata që më është dhënë urdhër, jam një ndër ata që më është dhënë urdhër, kur kemi shkuar ne Qafë të Koshovicës, që na ka thënë Berisha me gojën e vet, nëse do shihni dy njerëz, një të armatosura, vritini të dy. Janë shumë të rënda këto për t’i thënë në televizor. Shumë gazetarë si ju jeni rrahur. Nga kush janë rrahur, nga një dorë  që u niste nga Berisha. Unë jam një viktimë e tij. Ne kemi qenë disa njerëz që besonim se Berisha nuk është hajdut, nuk është kriminel, dhe të gjithë këto kanë dalë të kundërta”, tha ai në “Real Story”.

Lini një Përgjigje