
Një ngjarje e rëndë tronditi pak ditë më parë opinionin publik. Një foshnjë u gjet e braktisur në një garazh makinash në një pallat në Astir, ndërsa pak ditë më pas ai ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.
Në një rrëfim për “News24”, 30-vjeçarja tregoi se pse braktisi fëmijën e saj sapo e lindi. Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj.
Ajo ka treguar gjithashtu momentin kur solli në jetë fëmijën.
“Dola nga shtëpia të marr taksi, por më kapën dhimbjet e lindjes aty. Nuk kam bërë eko, s’kisha dijeni se kur do lindja. Doja të shkoja me taksi në spital mami ishte gjumë. Më kapën dhimbjet aty dhe linda fëmijën. Isha vetëm, se mbaj mend mirë orën.
E vendosa foshnjën aty, se kam hedhur. Thjesht e linda, e vendosa foshnjën aty dhe ika në shtëpi. Kisha frikë të tregoja. E mora vesh për foshnjën kur erdhi policia, tregova të vërtetën.
Jam bërë pishman, jam shumë e penduar. Isha e shokuar në momentin që bëra atë veprim”, rrëfeu ajo.
INTERVISTA
Si je?
Mirë!
Sa vjeç je?
30
Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e paprecedentë, si erdhi në jetë ky fëmijë?
Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thashë, nuk e pranonte.
Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?
Në Korçë e kam takuar.
Ku keni qëndruar atje?
Kam njerëzit e mi.
Ku jeni njohur?
Në rrjetet sociale.
Sa vjeç është?
Nja 32 e ca.
Sa kohë keni komunikuar?
Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.
Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?
Kishim një vit gati.
Kishe pyetur për jetën e këtij personi?
E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.
Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?
Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.
Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?
Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.
Çfarë ndodhi mes jush?
Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime.
Kishte pretendime ka kishe bashkëshort?
Po dhe ndoshta, ku i dihet jetës. Unë i thashë kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.
Lini një Përgjigje