TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2023, 12:05

Strasburgu kërkoi hetim për vrasjen e Aleks Nikës, xhaxhai: Të thirret Berisha dhe Basha!

Shkruar nga Pamfleti
Strasburgu kërkoi hetim për vrasjen e Aleks Nikës, xhaxhai:
Mark Nika,xhaxhai Aleks Nikës

Duke ju referuar vendimit të gjykatës së Strasburgut që kërkon që shteti të kryejë hetimet, Mark Nika xhaxhai Aleks Nikës tha se në Shqipëri hetimet duhet në nisin nga e para dhe në lidhje me këtë duhet të merren në pyetje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Nika nënvizoi se kanë kërkuar që SPAK të kryejë hetimet, pasi nuk kanë parë rezultate nga ana e prokurorisë së Tiranës, kjo për faktin shtoi ai se ndoshta kanë pasur frikë dhe ndrojtje.

Ishte një vendim i pritshme prej nesh për shkak se kemi pasur dhe kemi të drejtë pasi na e ka vrarë shteti në Bulevard. Vendimi merr karakter të aktit shtetëror pasi e detyron gjykatën dhe prokurorinë shqiptare që çështja të hetohet nga themeli. Të bëhet një hetim i gjithanshëm duke pyetur dhe dëshmitarë. Ata kanë qëndruar jashtë procesit hetimor, janë në Kuvend si Berisha dhe Basha, kanë qenë të dy Berisha dhe Basha.

Kanë pranuar vetë botërisht se i kemi vrarë dhe vrasim përsëri, ndërsa Basha tha se vrasje janë legjitime këto dy persona nuk janë thirrur nga prokuroria e Tiranës. Kemi kërkuar nga Strasburgut nëse është i drejtë apo jo. E detyron drejtësinë shqiptare të merret me ketë punë. Të kryejnë hetimet drejtësia. Fajtorët urdhëruesit dhe ekzekutorët i përcakton gjykata.

Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur disa. Ata kanë gjuajtur për të vrarë njerëz. Çështja po të hetohet me drejtësi një hap i ndan.

Kemi kërkuar nga SPAK-u që çështja të hetohet. Është një interpretim procedurial, ne nuk duam që prokuroria e Tiranës të merret me këtë hetim. Ata kanë pasur trysni dhe s’ka pas vullnet të merren me këtë punë. Kanë ndrojtje frikë, i kam kërkuar prokurorisë së Tiranës të thërrasin Berishën dhe Bashën. Nuk mundet një drejtësi e pavarur të deklaroi të pafajshëm vrasësit dhe porositësit. Na lehtëson se ata nuk kthehen më.”- tha Mark Nika.

 

Lini një Përgjigje