TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2023, 09:20

Dosja "Partizani", gazetari nxjerr dokumentin: Rama ka firmosur për ish-kompleksin, SPAK as nuk guxon as ta përmendë

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Partizani", gazetari nxjerr dokumentin: Rama ka firmosur

Gazetari Romir Saraçi tha se nëse do të kishte një hetim nga SPAK-u ama duhej guxuar për të gjithë personazhet.

Ai nxori një dokument ku tha se ky është vendimi i KRRT-së dhe në fund fare është firma e Edi Ramës, lidhur me kompleksin Partizani.

“Sa i përket dosjes Partizani jo vetëm që ka dalë, por është shpërndarë edhe në mediet për qëllime të caktuara. Nëse do të kishte një hetim nga SPAK-u ama duhej guxuar për të gjitha personazhet.

Ky është vendimi i KRRT-së dhe në fund fare është firma e Edi Ramës, edhe pse disa gazetarë e kanë interpretuar vetëm si një sipërfaqe e caktuar, por përgjigjen e kësaj duhet ta jepte Edi Rama në SPAK. Në momentin që do të merrej në pyetje si dëshmitar Rama, atëherë do të kishim besim. Kur e ke me firmë shkresën që e ka nisur, nuk mund të shkosh te ZH-ja. Nuk guxon prokurori në dosje që t’i përmendë emrin Ramës”, tha gazetari për “Ora News”.

spak hetime romir saraci

Lini një Përgjigje