TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2023, 08:57

Kryebashkiaku i Kuçovës drejt shkarkimit, KQZ vendos sot për Kreshnik Hajdarin

Shkruar nga Pamfleti
Kryebashkiaku i Kuçovës drejt shkarkimit, KQZ vendos sot për
Kreshnik Hajdari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur, nëse do të shkarkohet apo jo Kreshnik Hajdari.

Drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë së Drejtësisë vendimin që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur, nëse do të shkarkohet apo jo Kreshnik Hajdari.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme.

Tashmë i takon KQZ-së që në mbledhjen e caktuar sot në mesditë, të vlerësojë nëse këto të dhëna përfshihet në kufizimet e ligjit të dekriminalizimit çka mund edhe të rrezikojnë që kryebashkiaku të shkarkohet.

Gjithashtu, do të pritet edhe nëse prokuroria do të nisë apo jo një hetim për “falsifikim të formularit të vetëdeklarimit”

Ndërkohë, në Shqipëri, Kreshnik Hajdari nuk rezulton të jetë i dënuar dhe as të ketë ndryshuar emrin, sipas shkresave zyrtare nga Gjendja Civile dhe drejtoria e Burgjeve.

kreshnik hajdari kqz

Lini një Përgjigje