Gazetari Artan Hoxha është shprehur se dyshohet se Dritan (Gramoz) Rexhepi ka qenë në Shqipëri rreth 3 muaj më parë.
Hoxha tha se ai ka qëndruar në zonën e Durrësit, duke shtuar se atje po e kërkonin agjensisë ligjzbatuese.
Hoxha tha se gjithashtu ka dyshime se ai ka lidhje me një vrasje në Vlorë, ndërsa cilësoi si ngjarjen më të rëndë përfshirjen në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Dritan (Gramos) Rexhepi, kreu i organizatës kriminale të drogës e njohur si “Kompania Bello” u arrestua në Stamboll javën e shkuar. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia e gjithashtu dyshohet të ketë pasur të paktën 5 identitete.
Gjatë emisionit, gazetari Artan Hoxha ka treguar se e ka takuar personalisht Dritan Rexhepin dhe u shpreh se ai njeh më shumë se 5 gjuhë të huaja, të cilat nuk i ka mësuar në shkollë.
I shumëkërkuari Dritan Rexhepi u arrestua 3 ditë më parë në Stamboll.
Lini një Përgjigje