TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2023, 07:22

Gazetari rrëfen bisedën me Dritan Rexhepin, tregon cili është qëllimi kryesor i 'baronit' të kokainës

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari rrëfen bisedën me Dritan Rexhepin, tregon cili
Gramoz (Dritan) Rexhepi

Kasapi tha se kishin rënë dakord që të zhvillonin një intervistë, por për arsye etike diçka e tillë nuk u realizua dot pasi Rexhepi priste lirimin me kusht.

Gazetari Jul Kasapi ka kontaktuar vetë me të shumëkërkuarin Gramoz (Dritan) Rexhepi. Ai u kap në Stamboll gjatë javës që lamë pas. Ai u shpreh se e ka takuar në burgun Cotopaxi para se të lirohej me kusht.

Kasapi tha se kishin rënë dakord që të zhvillonin një intervistë, por për arsye etike diçka e tillë nuk u realizua dot pasi Rexhepi priste lirimin me kusht.

Gazetari Kasapi solli detaje se si Rexhepi bashkë me miqtë e tij të ngushtë i shmangeshin dënimit me burg në Ekuador. Për këtë dërgonte raporte mjekësore sikur ishte me sëmundjen “Lupus”.

Blendi Fevziu: E ke takuar?

Jul Kasapi: Po patjetër.

Blendi Fevziu: Personalisht?

Jul Kasapi: Po personalisht sepse në burg është shumë e thjeshtë të futesh në burgun e Ekuadorit. Kam biseduar fillimisht me Gramozin. Kishim arritur me drejtorin e burgut dhe me Ministrinë e Drejtësisë që të zhvillonim një intervistë, por për arsye etike diçka e tillë nuk u zhvillua më pas sepse Gramoz Rexhepi priste lirimin me kusht, lirim që e mori në Nëntor të vitit 2021. Ish-kandidati për President e përmend, jo për emrin e Gramoz Rexhepit, por e përmend për korrupsionin që ndodh në gjykata sepse çfarë ka bërë? Gramoz Rexhepi dhe jo vetëm Gramoz Rexhepi, por dhe nuk është Zambrano miku i tij i ngushtë, është Fito miku i tij i ngushtë. Pas lirimit të Gramoz Rexhepit në vitin 2021, 45 ditë më pas ka dalë dhe Fito. Fito është një prej krerëve kryesorë pas vdekjes së Rasquinha-s i cili u vra, kreu i grupit Los Choneros. Edhe ai doli me të njëjtën mënyrë si Gramoz Rexhepi. Cila ishte mënyra? Dërgoheshin raporte mjekësore në shërbimin e provës pasi atje është një tjetër qendër ri-integrimi social. Dërgonte raporte mjekësore të cilat në të vërtetë legalizoheshin nga gjyqtari i çështjes dhe ky gjyqtar i çështjes lejonte që Gramoz Rexhepi për një periudhë 25-45 deri në 60 ditë të pushonte. Diagnoza ishte sëmundja Lupus, e cila është bërë edhe nga mjekë…

Kasapi tregoi se ka biseduar gjatë me Rexhepin edhe në celular.

Blendi Fevziu: Çfarë bëre thjesht bisedë?

Jul Kasapi: Bisedë… Fillimisht diskutuam në celular pasi ishte gati e pamundur të kontaktoje. Celularët në Guayaquil janë… Tani situata është pak më ndryshe sepse nuk lejohen. Fillimisht biseda ishte në celular. Më shkruajti vetë sepse nuk po arrinim dot vetë ta kontaktonim. Arritëm që nëpërmjet një të burgosuri tjetër në Guayaquil të kishim kontakt me Gramozin. Kam një bisedë shumë të gjatë në celular që mund të përdorej si intervistë, por megjithatë e kemi lënë diçka më shumë për çështje etike që mos përmendet ajo bisedë, por që të bëhet një intervistë ashtu siç duhet të bëhet.

Sipas gazetarit Kasapi, Rexhepi ka për qëllim kryesor që të vijë në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Çfarë personazhi ishte?

Jul Kasapi: Unë mendoj se qëllimi i tij kryesor është që të vijë në Shqipëri. Ma tha dhe mua, qëllimi i tij kryesor është që të vijë në Shqipëri, të përballet ose të paktën ashtu siç më tha të përballet me akuzat në Shqipëri pasi jo më kot Gjykata Kushtetuese e ka kthyer çështjen në Gjykatën e Lartë pasi edhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij e kanë fituar pafajësinë, kanë dalë të pafajshëm. Qëllimi i tij është që të vijë në Shqipëri.

gramoz (dritan) rexhepi

Lini një Përgjigje