
Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ka qenë shënjestër e Dritan Rexhepit. Këtë e ka deklaruar vetë Beci në një emision.
Sipas tij, ka qenë policia qa ka parandaluar dy atentate, për shkak se Beci kishte dy dosje në hetim kur ishte prokuror në Vlorë.
“Ka qenë një shënjestër, është kryer një hetim nga policia e shtetit. Është parandaluar dy herë tentativa që është tentuar nga ai grup karshi meje, tentativë për asgjësim për shkak të dosjeve që unë kisha në hetim dhe gjykim në qytetin e Vlorës. Ky ka pasur disa tentativa vrasje që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës i kemi gjykuar dhe dënuar. Ka mundur të dalë. Është një personazh që është arratisur nga tre vende. Mesazhe dhe kërcënime personale jo, por pati një tentativë që u parandalua në kohë nga policia”, tha ai në “Open”.
Lini një Përgjigje