TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2023, 21:55

Nesër vendimi për Kreshnik Hajdarin, Artan Hoxha: Ka fshehur dënimin, rrezikon të humbasë mandatin

Shkruar nga Pamfleti

Nesër vendimi për Kreshnik Hajdarin, Artan Hoxha: Ka fshehur

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe mos deklarimit nga ana e tij për një dënim të marrë në Greqi.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se gabimi i vetëm që ka bërë Hajdari, është që nuk ka deklaruar në formularin e vete deklarimit se ka qenë i dënuar në Greqi.  Sipas tij, mos plotësimi i këtij kriteri do t’i rrezikojë humbjen e mandatit kryebashkiakut Hajdari.

“Shkelja e tij është se pse nuk e ka deklaruar. Jo se është dënuar. Ky është dënuar me 4 muaj atje. Ai i Vorës dhe i Shkodrës këtë problem kishin. Sidomos këta që vijën nga Greqia. Kriteri është në ligj dhe ti deklarojë. Fakti që nuk e ka deklaruar mund të humbë mandatin. Është bërë luftë në atë bashki. Është një bashkie majtë dhe është bërë betejë”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të diskutojë nesër mbi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, lidhur me fshehjen e dënimit në Greqi.

hoxha kuçova hajdari

Lini një Përgjigje