TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 19:12

"Berisha nuk ia ka ende besën Bardhit", Gjikondi: E bëri kurban dhe 'i la në dorë' dështimin

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha nuk ia ka ende besën Bardhit", Gjikondi: E bëri

Juristja Brizida Gjikondi ka folur lidhur me situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo u shpreh se kreu i PD nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi deri më sot.

Gjikondi tha se edhe procesi i rinumërimit e nxori blof ndërsa shton se Berisha ka gënjyer para europianëve.

“Berisha nuk ka integritet të lartë dhe nuk mban përgjegjësi. Ai asnjëherë nuk ka aspiruar për të fituar zgjedhje, sepse nëse do të kishte inspiruar të fitonte zgjedhjet, në lista do të kishte emra të tjerë”, tha Gjondi.

Gjikondi e cilësoi Berishën si një njeri të pabesë, ndërsa për situatën me Gazment Bardhin, u shpreh se e la në Fier vetëm për t’i ngecur dështimin.

“Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, u shpreh Gjikondi për "Abc News".

Sipas saj, e gjithë performanca e Tabakut kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.

“Integrimi i Shqipërisë, është në interes të vendit, por kemi parë një qasje të pavërtetë për të nxirë vendin. Këta edhe gënjejnë, kanë vjedhur njëri0tjetrin. E pamë \mbretin lakuriq’ me këto hapje kutish”, përfundoi juristja.

Lini një Përgjigje