
Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e fundit”, ka komentuar reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për vizitën që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Bruksel, duke theksuar se këto qëndrime janë kundër interesit të Shqipërisë dhe integrimit europian.
Ai u shpreh se Berisha ka tendencën të shohë çdo sukses të politikës shqiptare në Bruksel me sy negativ dhe të prodhojë lajme që nxijnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ai shtoi se koha kur Berisha mobilizonte militantët ka marrë fund dhe tani ai është i fokusuar vetëm te problemet personale me drejtësinë.
Në përfundim, Mahmutaj theksoi se Sali Berisha po e mbyll kapitullin e tij politik, duke e cilësuar qëndrimin e tij si të dëmshëm për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj drejt integrimit evropian.
“Kryeministri Rama pritet nga kryetari i Këshillit të Evropës. Nuk ka lidhje as me zgjerimin, as me këto histori, sepse këto i ka Komisioni Evropian. Atij i pëlqen të çdo lloj suksesi të politikës shqiptare në Bruksel, Berisha e sheh me syrin e negativ dhe lajmet që do t’i prodhojë dhe i prodhon në këtë lloj forme. Berisha s’ka bërë asgjë më 35 vite në Shqipëri. Këto historitë e tij janë një turp.
Nuk shkohet asgjëkundi me Berishën dhe shqiptarët po e braktisën në çdo foltore, që ai bën. Iku koha kur Berisha mblidhte militantët tij, i gënjente, i mashtronte, vriteshin për Berishën. Berisha do të zgjidhë hallet që ka me drejtësinë, nuk ka asnjë agjendë tjetër. Sali Berisha gjithnjë ka pasur agjendë antishqiptare. Ai po e mbyll kapitullin e politikës me trup, Si hajdut, si vrasës dhe duke nxirë shqiptarët”, tha Mahmutaj.
Lini një Përgjigje