TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2026, 18:14

U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, Edison Memolla pritet të dorëzohet nesër në polici

Shkruar nga Pamfleti
U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, Edison Memolla pritet të
Edison Memolla

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla do dorëzohet nesër në polici, pasi u dënua me 1 vit burg. Memolla do t'i drejtohet burgut menjëherë pasi të delegojë detyrën.

Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin penal ndaj Memollës. Shkalla e parë e GJKKO-së e kishte dënuar Memollën me 1 vit heqje lirie, vendim që ai e kundërshtoi në apel. Gjykata e Apelit vlerësoi se provat dhe argumentet e paraqitura justifikojnë konfirmimin e dënimit.

Hetimet ndaj tij  nisën pas administrimit të një materiali audio, ku sipas Prokurorisë së Posaçme dëgjohet ai, në kohën kur ishte kandidat për kryetar bashkie, duke ushtruar ndikim ndaj një punonjësi të OSHEE-së. Veprimi kishte të bënte me mosndërprerjen e energjisë elektrike për një abonent me detyrime të papaguara.

Prokuroria argumentoi gjatë gjykimit se ndërhyrja synonte sigurimin e mbështetjes elektorale të qytetarit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi edhe ndalimin e Memollës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare, masë që hyn në fuqi pas vendimit përfundimtar të Apelit.

apeli i gjkko

Lini një Përgjigje