TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2026, 16:20

Shkëlqim Hajdari merr zyrtarisht detyrën e Prefektit të Tiranës: Ligji busulla ime e vetme!

Shkruar nga Pamfleti
Shkëlqim Hajdari merr zyrtarisht detyrën e Prefektit të
Shkëlqim Hajdari

Sipas tij, prefektura do të luajë rol koordinues mes bashkive dhe institucioneve të tjera, duke garantuar funksionim korrekt dhe bashkëpunim institucional.

Shkëlqim Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën e Prefektit të Tiranës. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e marrjes së detyrës, ai përcaktoi parimet mbi të cilat do të mbështesë ushtrimin e funksionit të ri.

Hajdari theksoi se ligji do të udhëheqë çdo vendimmarrje të tij dhe se drejtimi i institucionit do të bazohet në paanshmëri dhe respekt. Sipas tij, prefektura do të luajë rol koordinues mes bashkive dhe institucioneve të tjera, duke garantuar funksionim korrekt dhe bashkëpunim institucional.

Në fjalën e tij, Hajdari vuri në dukje njohjen e territorit të Tiranës dhe të komuniteteve që jetojnë në të, duke nënvizuar se do të ushtrojë detyrën si prefekt i të gjithë qytetarëve, pa dallime. Ai theksoi se forca e Tiranës lidhet drejtpërdrejt me bashkimin e qytetarëve të saj.

Hajdari e cilësoi funksionin e prefektit si postin më të rëndësishëm të karrierës së tij shumëvjeçare në shërbim të shtetit, duke shprehur synimin për ta përmbyllur këtë detyrë me integritet dhe kontribut pozitiv për institucionin dhe qytetin.

“Njoh çdo lagje të Tiranës, çdo fshat, fushë e kodër dhe Malin e Dajtit. Njoh qytetarë të vjetër e të rinj. Sot dua të them me zemër të hapur se do të jem prefekti i të gjithëve, që jetojnë në këtë metropol pa dallime. Tirana është e fortë vetëm kur qytetarët janë të bashkuar.

Në ushtrimin e kësaj detyre ligji do të jetë busulla ime e vetme. Drejtimi dhe koordinimi i bashkive dhe institucioneve do të behet me paanshmëri dhe respekt. Prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët kanë nevojë për institucione që flasin. Kam 35 vjet që punoj për shtetin shqiptar. Funksioni i prefektit do të jetë për mua më i bukuri dhe më i dashuri, ndoshta edhe i fundit. Dua ta mbyll me nder dhe të lë gjurmë të mira,” tha ai.

shkëlqim hajdari

Lini një Përgjigje