
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Mësohet se çështja është regjistruar ditën e sotme në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e ish-kryeministrit të marrë të pandehur nga SPAK për “korrupsion”, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm të 3 janarit, që caktoi ndaj tij masën e “detyrimit për paraqitje”.
Rekurs në Gjykatën e Lartë ka paraqitur edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, i cili kërkon të shfuqizojë vendimin e Apelit të Posaçëm, e cila la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.
Masa e “detyrim paraqitje” ndaj Berishës u shpall në datën 3 janar 2025 nga gjyqtari Engert Pëllumbi i cili hoqi masën e “arrestit shtëpiak”.
Lini një Përgjigje