
Analisti Alfred Lela ka komentuar reagimet e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për njëri-tjetrin, në rrjete sociale.
Lela është shprehur se si Rama ashtu edhe Basha po ndihmojnë njëri-tjetrin, në prag të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
"Basha vazhdon melodramën e 2017, leximi politik që i bëj unë është që ata të dy po ndihmojnë njëri tjetrin. Rama ndihmon veten, i shijon dhe i pëlqen, këtë lloj fushate bën. Kjo është një episod tjetër të bërit fushatë. Shmang opozitën duke reaguar me Bashën. Basha e ka të vetmen forcë për t’u futur në piacë", tha ai për "Top Channel".
Lini një Përgjigje