TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2025, 07:21

Diell dhe temperatura deri 21 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura deri 21 gradë celcius, njihuni me parashikimin e

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Lini një Përgjigje