TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2025, 07:20

11 Maji, juristi Kara: Zot na rujt mendt e kokës! S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit!

Shkruar nga Pamfleti
11 Maji, juristi Kara: Zot na rujt mendt e kokës! S'di si rri Jozefina
Jozefina Topalli dhe Flamur Noka

Juristi Romeo Kara në 'Studio Live' tha se Berishës i intereson koalicioni me Metën.

Duke komentuar rolin e Flamur Nokës, Romeo Kara tha se nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit.

“Primaret ishin tender.  Shoh ngjashmëri me Dash Sulën. Zefi ofroi vota dhe Dash Sula. Berisha do aleancë me Metën, hesapi i Berishës nuk i del me Zefin. Tani po e besoj që Muli qenka i rëndësishëm në PD.  Zot na rujt mendt e kokës. Nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit. Gallatë me fatin e shqiptarëve pa e marrë mirë pushtetin. Zefi nuk e ka llogaritur se sa kohë të jetë shenjtani atje brenda nuk riparohet më kjo PD. Kështu është dhe PS” tha Kara. 

Lini një Përgjigje