
Një xhami është përfshirë nga flakët në fshatin Shupenzë të Dibrës.
Kjo ngjarje e rëndë për banorët e zonës, ndodhi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Fillimisht flakët janë piksur nga besimtarët në katin e dytë të xhamisë ku falen gratë dhe vajzat.
Menjëherë është njoftuar zjarrfikësja e Bulqizës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje por e ka patur të pa mundur neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.
Dyshimet e para sipas policisë mendohet të jetë defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.
Lini një Përgjigje