TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2026, 16:13

Ben Blushi promovon romanin e tij “Jam Mysliman” në Prishtinë: Si u frymëzova!

Shkruar nga Pamfleti
Ben Blushi promovon romanin e tij “Jam Mysliman” në
Ben Blushi

Ai mori si referencë një ëmbëltore me emrin “Ali Baba”, të cilin më pas ia vendosi një personazhi në roman.

Shkrimtari Ben Blushi ka prezantuar në Prishtinë romanin e tij më të fundit, “Jam Mysliman”, në një aktivitet të organizuar në librarinë “Dukagjini”.

Gjatë bisedës me të pranishmit, ai u ndal te procesi i ndërtimit të personazheve dhe zanafilla e njërit prej tyre. Blushi tregoi se në fillim të shkrimit kishte dëshirë të përshkruante rrugën e Kavajës, ku jeton.

Ai mori si referencë një ëmbëltore me emrin “Ali Baba”, të cilin më pas ia vendosi një personazhi në roman.

“Kur nisa të shkruaj këtë libër, kisha shumë qejf të përshkruaja rrugën e Kavajës, ku unë jetoj. Me një personazh, disi turk, dola të shihja dyqanet e rrugës së Kavajës dhe gjëja e parë që pashë ishte një ëmbëltore që quhej ‘Ali Baba’. E mora atë emër dhe ia vura Ali Babës, që edhe në libër është”, u shpreh autori.

Autori trajtoi edhe çështjen e perceptimeve rreth qëndrimeve të tij për fenë. Ai sqaroi se nuk kundërshton Islamin si besim, por përdorimin e tij për qëllime politike.

Ben Blushi promovon romanin e tij “Jam Mysliman” në
Romani “Jam Mysliman”

Blushi theksoi se romani trajton ngjarje dhe fakte historike dhe se debati mbi identitetin lidhet me mënyrën se si janë përjetuar ato në kohë.

“Unë nuk kam gjë me Islamin, unë e kam me ata që përdorin Islamin për arsye politike. Nuk iu bëj thirrje njerëzve që nga myslimanë të bëhen katolikë, as nuk më intereson, por janë faktet historike. Një gjë që e ke marrë me dhunë, nuk mund ta adhurosh. Një njeri që të ka vrarë stërgjyshin, katragjyshin… ne i kemi harruar këto gjëra”, u shpreh Blushi.

Pas botimit të librit, Blushi ka zhvilluar takime letrare në disa qytete, ku ka prezantuar veprën dhe ka diskutuar me lexuesit mbi temat që ajo trajton.

ben blushi “jam mysliman”

Lini një Përgjigje