TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2026, 13:26

Ambasadori gjerman takon kreun e SPAK: Sundimi i ligjit, kyç për integrimin në BE

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori gjerman takon kreun e SPAK: Sundimi i ligjit, kyç për
Ambasadori gjerman takon kreun e SPAK

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, ku në qendër të diskutimeve ka qenë forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Sipas një njoftimi të Ambasadës Gjermane, biseda u fokusua në nevojën për konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të drejtësisë dhe vazhdimin e reformave thelbësore në këtë sektor. Në deklaratë theksohet se sundimi i ligjit mbetet një nga kriteret bazë për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjermania, si një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, ka rikonfirmuar mbështetjen e saj politike dhe financiare për këtë proces. Berlini zyrtar shprehet i angazhuar për të kontribuar në ruajtjen e progresit të arritur deri më tani dhe për të forcuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Takimi zhvillohet në një periudhë të rëndësishme për integrimin evropian, ndërsa autoritetet shqiptare vijojnë reformat dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

ambasadori gjerman takon kreun e spak

Lini një Përgjigje