Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskopetencë në lidhje me atentatin në Rinas ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Bëhet me dije se Prokuroria ia ka kaluar çështjen SPAK, pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Pasi Prokuroria e Tiranës kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar ngjarjen kriminale është Struktura e Posaçme.
Si ndodhi atentati?
Gilmando Dani u ekzekutua në një atentat në mes të Rinasit më 11 Nëntor të 2025-ës, si dhe mbeti i plagosur miku i tij Muçi Shaljani. Ky i fundit humbi jetën disa ditë më vonë në spital.
Nga një makinë dolën 3 persona më armë në dorë dhe qëlluan me breshëri automjetin “Mercedez Benz” të bardhë që drejtohej nga Shaljani, i cili në shtator ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent, në një procedurë në shkelje të ligjit. Skena ka zgjatur më pak se 4 minuta, referuar pamjeve të publikuara, ndërsa mbi automjetin ku ishin Dani dhe Sheqeri u qëlluan të paktën 80 plumba.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes vetëm pasi u bindën se shënjestra Gilmando Dani ishte vrarë. Më pas, dogjën makinën në fshatin Halil, bashkë me armët që terrorizuan aeroportin në mes të ditës.
40-vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri ishte prej shtatorit punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa prania e tij në një makinë me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit, ngre dyshime të forta.
Shaljani ishte bërë pjesë e AMP-së me një kontratë provizore pune për 3 muaj në shtator, periudhë në të cilën institucionin e drejtonte Artiol Saliasi, i komanduar, e cila përfundonte në mes të muajit dhjetor.
Ngjarja e ndodhur më mes të ditës mund të kishte pasur pasoja të tjera edhe për njerëz të pafajshëm, pasi zona ka qenë e mbipopulluar dhe disa nga plumbat goditën edhe fasadën e xhamave të Ark Hotel, që ndodhet pranë rrethrrotullimit ku u krye atentati.
Lini një Përgjigje