Analisti Preç Zogaj ka deklaruar se protestat e fundit janë të organizuara sipas një skenari të detajuar dhe se aktet e dhunës, përfshirë hedhjen e molotovëve dhe përdorimin e fishekzjarreve, janë të planifikuara.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Zogaj u shpreh se “nuk ka ndonjë enigmë, është e gjitha skenar”, duke shtuar se sipas tij çdo element i protestës është i menduar me imtësi, nga orari deri te aktet e dhunës. Ai theksoi se kush mendon ndryshe, “nuk kupton natyrën e protestave që ndërmerr një parti politike”.
Sipas tij, përdorimi i dhunës dhe mjeteve si molotovët nuk ndihmon në arritjen e objektivave politike. “Dhuna dhe molotovi vonojnë rrëzimin e qeverisë. Provën e kemi në 35 vjet”, u shpreh ai, duke shtuar se përsëritja e të njëjtave metoda nuk mund të prodhojë rezultate të ndryshme.
Në argumentimin e tij, Zogaj iu referua edhe një thënieje të njohur që i atribuohet Albert Ajnshtajnit, sipas së cilës përsëritja e të njëjtave veprime duke pritur rezultate të ndryshme është e pakuptimtë.
"Nuk ka ndonjë enigmë, është e gjitha skenar. Kështu janë me skenar gjithmonë. Ka ndodhur në disa raste që kur ka patur protesta mbarë popullore pa skenarë, por këto janë me skenar, orari, çdo element, hedhja e molotovëve, gjuajtja me fishekzjarre, çdo gjë është e menduar me imtësi, kush mendon ndryshe nuk kupton natyrën e protestave që ndërmerr një parti politike. Me ekstremizmin nuk debatoj, sepse me ekstremizmin nuk debatohet. Të predikosh opozitarizëm për ti vënë flakën Tiranës, kjo nuk jep rezultat, por kënaq syrin e njerëzve që kërkojnë të shohin flakë.
Dhuna dhe molotovi vonojnë rrëzimin e qeverisë. Provën e kemi në 35 vjet. Nuk kemi pse harrojmë përkufizimin e Ajnshtajn, që budallai bën të njëjtat gjëra dhe pret rezultate të ndryshme. Dhuna dhe molotovi nuk jep rezultat. Mund të japin kur grupe interesi, njerëz, rini, sindikata, që nuk kanë kërkesa politike për të marrë pushtet, por kanë një kërkesë", tha ndër të tjera Zogaj.
Plotesisht e sakte, komunisti, krimineli, hajduti dhe shkaterruesi i ekonomise ushtarake e shteterore duhet te arrestohet e burgoset me burg perjete po kemi drejtesi te paanshme.