TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2026, 14:50

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Atentati i “Rinasit” ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe humbi jetën më pas mikun e tij Muçi Shaljani, ka kaluar për hetim në SPAK, pas dyshimeve se ngjarja u krye nga një grup i strukturuar kriminal.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke e dërguar çështjen te Struktura e Posaçme.

Në fushën e drejtësisë për drogën, Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Adriatik Loglin, ish-punonjës policie, ndërsa 32 persona të tjerë janë dënuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike në qytete si Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Po ashtu, tre shqiptarë u dënuan me nga 15 vite burg në Zvicër për transport ndërkombëtar të kokainës të fshehur në thasë me kafe.

Në Shqipëri, tre persona u arrestuan në Korçë, duke përdorur një lokal për shitjen e drogës, ndërsa u sekuestruan automjete, para dhe lëndë narkotike.

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje u ndalua në Tiranë nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe pritet të ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali, pasi fshehu 17 doza kokaine brenda një pakete karamelesh, ndërsa në Tiranë 28-vjeçari Elton Halili u ndalua për shkelje të masës së arrestit, dhunë ndaj një mjeku dhe kryerjen e disa vjedhjeve dhe kanosjesh.

61-vjeçari Bardhyl Fusha që tentoi të grabiste një bankë në Tiranë, deklaron se kishte borxh rreth 70 milionë lekë dhe e njihte mirë filialin ku ndërmori aktin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi mbi 2.4 tonë produkte ushqimore të pasigurta në Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, përfshirë sallam, djathë dhe fruta të thata, duke vendosur 7 masa administrative me vlerë totale 1.6 milionë lekë.

Nga ana ndërkombëtare, vijon procesi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, ku mbrojtjet për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin prezantuan fjalët përmbyllëse, ndërsa Prokuroria kërkon 45 vite burg për secilin të akuzuar.

Po ashtu, një sulm i armatosur në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Jugut në SHBA la të vdekur dy studentë dhe një të plagosur, ndërsa motivet mbeten të panjohura.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje