TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2025, 12:31

Avokati: SPAK punon në kushtet e inkuizicionit, njeh vetëm standardin burg

Shkruar nga Pamfleti
Avokati: SPAK punon në kushtet e inkuizicionit, njeh vetëm standardin
Avokati Kujtim Cakrani

“Nëse Fredi Beleri fiton çështjen në Strasburg, atëherë për mua rrëzohet e gjithë Reforma në Drejtësi”.

Kështu deklaron avokati Kujtim Cakrani i pyetur në lidhje me faktin që gjykata e Strasburgut ka pranuar ankimimin e Fredi Belerit për sa i përket arrestimit të tij dhe kohën e qëndrimit në paraburgim duke kujtuar edhe rastin e Thoma Gëllçit, i cili fitoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

Avokati shfaqet i bindur se Beleri do ta fitojë çështjen në Strasburg dhe se kjo do të thotë rrëzim i Reformës së Drejtësisë.

“Unë po ua them këtu për herë të parë. Unë e njoh çështjen Beleri, e kam lexuar dosjen. Të jeni të bindur që nëse Gjykata e Strasburgut do t’i japin të drejtë, zoti Beleri për procedurën e ndjekur ndaj tij, ka rënë e gjithë reforma në drejtësi. Për mua 99  përqind e asaj dosje do kthehet për shkelje të rënda procedurale, ashtu siç i është kthyer edhe zotit Gellçi.", tha ai në Top News.

Ai gjithashtu, tha se SPAK aktualisht po punon në kushtet e inkuizicionit ku njeh vetëm standardin burg.

“Jo vetëm prokuroria e posaçme gjitha prokuroritë aktualisht punojnë në kushte inkuizicioni ka nuk njohin vetëm standardin “burg burg burg”. Po jap një statistikë, sot në burgjet shqiptare 70 përqind e popullit të burgosur është në kushtet e paraburgimit, ndër këta 30 për qind e kësaj 70 përqind janë akoma pa akuzë. Është një standard bolshevik, thashë edhe njëherë është një standard i një shteti represiv në mënyrën e ndjekjes penale ndaj shtetasve të vet. Kjo është sot gjendja e gjyqësorit penal në Shqipëri. Nëse zoti Beleri fiton çështjen në Strasburg, unë mendoj që drejtësia shqiptare duhet kthyer përmbys dhe duhet ribërë nga e para, sepse në këto forma në këto mënyra nuk vazhdohet më. Unë nuk jam kundër ndjekjes penale të kuptojmë, por kundër mënyrës së ndjekjes penale. Nëse vazhdohet kështu atëherë do humbasë besimi i opinionit publik tek drejtësia”., përfundoi avokati.

spak punon në kushtet e inkuizicionit

Lini një Përgjigje