TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2025, 11:02

“Shkodra më problematike”/ Eksperti i sigurisë: Do jenë zgjedhje të vështira, 3 qytete ndikohen nga krimi

Shkruar nga Pamfleti
“Shkodra më problematike”/ Eksperti i sigurisë: Do
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se zgjedhjet e 11 majit do jenë të vështira dhe të ngarkuara, dhe mund të kemi intimidime, blerje votash, konflikte, si dhe sulme kibernetike.

Ai parashikon si zonë më të vështirë Shkodrën për shkak të subjekteve që garojnë, por përmend edhe Vlorën, Elbasanin, Durrësin dhe Lezhën.

Sipas Softës në këto zgjedhje mund të futet në mes edhe krimi, që ka interesa ekonomike, si dhe siguron qetësinë e aktivitetit të tij përmes kandidatëve apo partive të ndryshme. 

“Është një provë për Policinë e Shtetit, drejtorit, dhe ato struktura, për të treguar që Policia ka aftësi dhe kapacitet për të menaxhuar këtë proces zgjedhor, që mund të jetë i ngarkuar. Puna e Policisë bazohet në një plan masash, të koordinuar me faktor të tjerë. 

Rasti i Elbasanit me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur, kemi pasur një të plagosur në 2021-shin të LSI-së. Krimi i organizuar gjithmonë ka qenë pjesë e fushatave, duke intimiduar, duke kërcënuar, duke krijuar avantazhe për kandidatë të ndryshëm. Policia e Shtetit vendoset pranë qendrave të votimit, ku një pjesë e objekteve të rëndësisë së veçantë, duhet të merret në mbrojtje nga ushtria. 

Policia përqendrohet te parandalimi i ngjarjeve të ndryshme, i intimidimit, kërcënimit. Secili prej kandidatëve për deputetë duhet të ketë kontakte me Policinë e Shtetit sa herë që kërcënohet, apo kur ka situata që i krijojnë problematika. 
Është fillimi dhe s’do ketë problematika, por gradualisht problematika do krijohen për shkak të tensionit dhe luftës për pushtet.

Për botën e krimit zgjedhjet politike kanë rëndësi të veçantë, pasi sigurojnë nëpërmjet kandidatëve, apo subjekteve, që të garantojnë një lloj qetësie në aktivitetin e tyre.  Edhe grupet kriminale përplasen mes tyre për këtë mbështetje. Çdo ndryshim politik ndryshon edhe raportet mes grupeve në fuqinë dhe influencat në territor. Këto zgjedhje i parashikoj disi të vështirë dhe të ngarkuara, për shkak të rritjes së interesave, qoftë edhe për ndryshimin e pushtetit. 

Këtu mund të futet krimi në mes që kanë interesa ekonomike, që mund të jenë edhe individë. Procesi mund të dëmtohet një me manipulim, intimidim dhe blerje votash dhe mundësia e ndërhyrjes me sulme kibernetike, aty ku do kemi votim elektronik. Mund të ketë edhe faktorë të jashtëm që mund të ndërhyjnë.

Edhe vota e emigrantëve mund të krijojë një situatë, që mund të krijojë konflikte të ndryshme për votën e emigrantëve. 
E quaj të vështirë Shkodrën, për personat dhe subjektet që garojnë, Vlora patjetër mbetet një zonë e tillë, Elbasani ka mbetur si traditë, por s’mund të lëmë pa përmendur Lezhën dhe Durrësin.”, tha Softa për MCN.

11 maji

Lini një Përgjigje