TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2025, 07:33

Avokati përplaset me gazetarin: Begaj ka qenë mjek në spital ushtarak, në korrik 2022 ai s'ka qenë President

Shkruar nga Pamfleti
Avokati përplaset me gazetarin: Begaj ka qenë mjek në spital
Presidenti Begaj

Avokati Indrit Sefa dhe gazetari Bledian Koka, të ftuar në studion e “Off the Record” debatuan ashpër në lidhje me çështjen e Presidentit Bajram Begaj.

“Para se të merrte detyrën, Presidenti ka qenë mjek i jashtëm dhe ka marrë të ardhura rregullisht nga institucioni spitalor ku ishte. Opozita, kur e ka vënë re këtë gjë, të hetonte pak. Deri në korrik 2022 nuk ka qenë President”, tha Sefa.

“Ama ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm. A lejohet shefi të bëjë punë të dytë?”, ia ktheu Koka.

“Ka qenë mjek në Spitalin Ushtarak, o zotëri! I ka të deklaruara ato të ardhura. Si President e ka të ndaluar, por si shef Shtabi të Përgjithshëm, nuk e di”, deklaroi Sefa.

Gazetari Bledian Koka iu përgjigj: “Ty të shqetëson kjo që ka bërë opozita. Si ka mundësi që ti di për të justifikuar Presidentin, por nuk di për këto të tjerat. Po bën avokatin e Bajramit”.

“Sigurisht, jam avokat i Presidentit tim”, theksoi Sefa. 

 

begaj ka qenë mjek në spital ushtarak

Lini një Përgjigje