TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 22:14

Prec Zogaj: SPAK ka ndërtuar kulturën e ndëshkueshmërisë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Prec Zogaj: SPAK ka ndërtuar kulturën e

Analisti dhe publicisti Preç Zogaj komentoi zhvillimet rreth drejtësisë së re në Shqipëri, me fokus te SPAK dhe drejtuesi i tij, Altin Dumani.

Ai theksoi se puna e SPAK dhe Dumanit gëzon mbështetjen e madhe të qytetarëve. Sipas analistit, armiqtë e SPAK nuk janë vetëm kritikë të sistemit, por “janë aleanca e të akuzuarve” që ndihen të kërcënuar nga kthimi i ligjit në nivelet më të larta të pushtetit.

Ne jemi dëshmitar të një aleance të gjitha forcave që kanë qenë dhe janë kundër drejtësisë së re dhe i kanë drejtuar shigjetat e tyre në mënyrë të vazhdueshme kryesisht kundër Dumanit i cili e mishëron punën e drejtësisë së re pavarësisht së SPAK është vetëm një hallkë e saj.

Unë mendoj se SPAK dhe vet Dumani ka arsye që ndihen krenar për punën dhe ti japin më shumë hapësirë mbështetjes dhe në mënyrë që të vazhdueshme rreth 70% e publikut në Shqipëri ka mbështetur punën e SPAK dhe drejtësisë së re. Armiqtë e SPAK-ut janë aleanca e të akuzuarve. SPAK-u ka ndërtuar kulturën e ndëshkueshmerisë dhe ka zgjidhur krizën e drejtësisë Shqiptare që ka qenë kriza e hetimit në sferat e larta. Për herë të parë SPAK-u çon ligjin në zonat ku nuk kanë shkelur për 30 vjet”, u shpreh analisti në emisionin “Trialog” në RTSH1.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Ndoshta 70% e studentëve dhe pedagogëve që Ju i njifni për së afërmi mbështesin SPAK. Por 'Akademia Politike e Kafeneve të Tiranës', në sontazhet e përditshme që bënë i rezulton se mbi 80% e tyre dhe e ambienteve ku ata gjallojnë , mbështesin SPAK.

    Lini një Përgjigje