TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 21:04

“Historia sapo ka nisur”, Eni Çobani flet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe shpjegon sagën 30-vjeçare për pronën

Shkruar nga Pamfleti

“Historia sapo ka nisur”, Eni Çobani flet për vrasjen e

Ajo shtoi se historia është e ngatërruar, nga moskoordinimi i institucioneve dhe mungesa e transparencës.

Juristja dhe moderatorja e njohur e emisionit “Të shihemi në gjyq” Eni Çobani ka shpjeguar konfliktin për pronësinë që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi.

Sipas Çobanit, gjithçka ka nisur në vitin 1992 me një akt-marrëveshje provizore mes Bashkisë Shkodër dhe Gjon Shkambit, ku bashkia i jepte godinën me kontratë njëvjeçare.

Ajo shtoi se historia është e ngatërruar, nga moskoordinimi i institucioneve dhe mungesa e transparencës.

Sipas saj, përplasjet ligjore janë zhvilluar për dekada me vendime që herë njohin pronësinë e familjes Shkambi, herë e mohojnë.

“Fillimisht, në vitin 1994, kemi një vendim që i njeh familjes Shkambi pronësinë,” tha Çobani në Klan News.

Më pas, më 2012, Bashkia Shkodër dhe Ministria e Financave realizojnë shitjen e godinës për 166 milionë lekë.

Çobani theksoi se Bashkia nuk ka njoftuar banorët për lirimin e godinës. “Më 2012 familjarët duhet të kishin dalë, të bënin marrëveshje me pronarin”, u shpreh ajo.

Në vitin 2010, Gjykata e Apelit Shkodër nxjerr urdhrin e ekzekutimit për pronën në fjalë. “Deri në këtë pikë, familja Shkambi kishte fituar të paktën 20 mijë metër katrorë sipërfaqe”,  theksoi Çobani.

Por, konflikti kulmoi në vitin 2021, kur Gjon Shkambi paditi Agjencinë e Kthimit të Pronave, dhe gjyqi u relatua nga Astrit Kalaja.

“Këtu u rrëzua pronësia e Binak Shkambit. Një vendim që duket se nxiti aktin e dhunshëm”, tha Çobani.

Sipas saj, kjo është një çështje që ende nuk ka marrë fund dhe kërkon rishikim serioz nga institucionet. “Institucionet duhet të ishin më transparente. Duhej t’i kishin thënë familjes Shkambi: a janë apo jo pronarë?”, shpjegoi ajo.

Eni Çobani e përshkroi Astrit Kalanë si një nga gjyqtarët më të mirë të Shqipërisë.

Ajo theksoi se vrasja është një tragjedi, që nuk zgjidh asgjë dhe vetëm thellon dhimbjen.

Një gjyqtar i vrarë dhe një familje e shkatërruar, kjo është ajo që kemi sot dhe është tepër e rëndë, fakti sesi rrodhën gjërat”, – tha Çobani.

Sipas saj, kjo është një nga sagat më të rënda të pronësisë në Shqipëri, e cila kërkon një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë. “Historia nuk ka mbaruar. Tani, çështja sapo ka nisur”, përfundoi Eni Çobani.

Lini një Përgjigje