TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 20:18

‘e-Albania’ bëhet me pagesë!

Shkruar nga Pamfleti

‘e-Albania’ bëhet me pagesë!

Qeveria ka marrë vendimin që shërbimet e caktuara që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në portalin qeveritar në e-Albania të bëhen me pagesë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shërbimet e-Albania’s të cilat do të jenë me pagesë përfshijnë dokumente me nënshkrim elektronik, me vulë elektronike, çertifikata elektronike për fiskalizimin, si dhe transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG). Dokumentet e sipërcituara do të jenë me tarifa për bizneset dhe jo për qytetarët.

Lista e shërbimeve në “e-Albania” që bëhen me pagesë:

 -4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

-20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;

-4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për çertifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;

-15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).

Tarifat do të aplikohen edhe për qytetarët shqiptarë dhe të huaj për dokumentet me nënshkrim elektronik. Kjo tarifë për qytetarët do të jetë 2 mijë lekë të reja për një vit.

Sipas VKM-së, tarifat për shërbime të caktuara në ‘e-Albania’, tarifat për shërbimet e kërkuara online do të paguhen elektronikisht në portalin qeveritar.

Pagesa për dokumentet me nënshkrim elektronik dhe çertifikata elektronike për fiskalizimin, si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, do të bëhet me marrjen e shërbimit.

Kurse pagesa për shërbimin e dokumenteve me vulë elektronike dhe për transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG), do të bëhet çdo muaj sa herë është kërkuar shërbimi.

Të gjitha të ardhurat që vijnë nga këto tarifa në “e-Albania” do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

4 Komente

  1. t
    tani

    Jam dakort për popullin e thjesht mos të tarifojet në portalin A albania

    1. L
      Limdita

      Po mos u ngopshit kurre ,se e bete kete popull me fol me vete.C'fare do shpikni me se e rropet kete poppull ,nuk i late gje pa i bere,ja keni kaluar dhe Enver Hoxhes

      1. L
        Lucia

        Mos duhet te paguajme dhe ajrin qe marrin ?? Ok ..Rrofte Malqi qe na do shume ????

        1. R
          Rita

          Po un nuk di me perdor e albanian e duhet me pagu ddhe personin qe din ,do paguajmë dyfish ne moshat e vjetra ,se nuk te ndihmon kush pa lek

          Lini një Përgjigje