TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 17:48

Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt, Burimi: Opozita s'duhet të pranonte datën 9 nëntor, ishte puç kushtetues

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt, Burimi: Opozita s'duhet

Analisti Genc Burimi ka kritikuar opozitën për qëndrimin e saj ndaj dekretit të presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve në Tiranë, dekret që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Demokratët kanë depozituar në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Begaj, ndërsa Burimi u shpreh se opozita nuk duhet të pranonte datën 9 nëntor si ditën e zgjedhjeve në Tiranë, pasi sipas tij ishte puç kushtetues.

"Vendimi i presidentit, gabim total, e kam dënuar, njësoj siç dënova vendimin e PD për të hyrë në zgjedhje.

Herët e shkuara kur shkoi Basha dhe u tërhoq nga parlamenti, Bëhet fjalë kësaj here për puç kushtetues, njësoj si Macron, mund të mos ta kishte njohur shtetin palestinez, ndaj dhe Britania e Madhe dhe Spanja bënë atë që është e drejtë.

Nuk është fjala për të hyrë apo jo në zgjedhje, por jo më 9 nëntor.

Kur shoh këtë opozitë që kërkon rrëzimin e Begajt prit një minutë, e latë opinion publik në baltë.

Atë që po bën sot, duhet të bënin manifestim proteste, të thërriste ambasadorin e BE-së, kur ka kriza politike, si mund të negocioni sot për të hyrë Shqipëria në BE dhe mbyllni sytë para këtij puçi kushtetues.

Kërkon sot rrëzimin e Begajt dhe kjo kërkesë është simbolike pasi mazhoranca ka numrat e shumicës në parlament. Prisja nga opozita një afirmim më të plotë të vlerave demokratike nuk mund të pranosh një datë zgjedhje, por një proces kushtetues.

Më 31 tetor, në seancën e ankimimit, Kushtetuesja do t’i japë të drejtë Veliajt, kjo do ta detyrojë Ramën të miratojë një tjetër vendim për ta shkarkuar, por jo me nenin 62 por me 115, që lidhet me mosprezencën e kryebashkiakut në detyrë", tha Burimi.

Lini një Përgjigje