TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 15:30

Kërkesa e Dumanit për zgjatjen e mandatit, Spahiu: SPAK s’mund të shpresojë nga politikanët që heton

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Dumanit për zgjatjen e mandatit, Spahiu: SPAK s’mund

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij të fundit në Kuvend ditën e djeshme, u kërkoi sërish ligjvënësve zgjatjen e mandatit të prokurorëve të posaçëm.

Për juristin Kreshnik Spahiu, SPAK po tregon naivitet me një kërkesë të tillë, pasi sipas tij, ata po u kërkojnë atyrë që hetojnë që t’iu zgjasin mandatin.

“Është habitshme dhe tërësisht naive në aspektin profesional, që SPAK dje në Kuvendin e Shqipërisë, t’i kërkojë liderëve politikë, atyre politikanëve që po i heton, atyre politkanëve që i ka në procedim penal, atyre politikanëve të cilët i ka nën akuzë, të kërkojë zgjatjen e mandatit të saj. Së pari është në konflikt interesi të pastër, që do të thotë se kjo klasë politike, e cila nën akuzë, nën arrest, në procese gjyqësore, nuk mund të zgjasë mandatet e atyre prokurorëve që i kanë zbuluar faktet, të cilët janë duke hetuar çështjet e tyre, çdokush nuk do e bënte”, tha Spahiu në Report Tv.

Lini një Përgjigje