Në vend të reformës dhe ndalimit të ilaçeve të skaduara, ministrja e re përsërit premtimet bosh të parardhësve, duke lënë pacientët në mëshirën e sistemit të korruptuar spitalor...
Në podkastin me Edi Ramën, ministrja part–time e Shëndetësisë, Evis Sala, bëri disa deklarata që, në rastin më të mirë, tregojnë mungesë serioziteti dhe, në rastin më të keq, janë paralajmërim për lënie të shëndetësisë në gjendjen e mjeruar ku ndodhet.
Që ditën e prezantimit në detyrë, ajo deklaroi se “e pamundura është e mundur deri kur bëhet e pamundur”.
Ndërsa tani, për t’i bërë jehonë propagandës së Ramës, tha se “mjekësia është falas sepse e financon shteti, por nuk është falas sepse ka kosto”, duke nxjerrë blof premtimin 12-vjeçar të kryeministrit për “shëndetësi falas”.
Lidhur me emergjencën për përmirësimin e cilësisë së shërbimit spitalor, mungesën e ilaçeve dhe skandalet me medikamente të skaduara, ministrja Sala deklaroi:
– “Janë disa probleme kryesore, për të cilat kam shumë ide që do të japin efekt brenda një viti, por rezultati final do të jetë pas katër vitesh.”
Pra, qytetarët duhet të presin edhe katër vite të tjera për “efektin” e ideve të saj, që në total bëhen 16 vite nga premtimi i Edi Ramës për “shëndetësi europiane”.
Të njëjtën gjë kanë premtuar edhe paraardhësit e saj; Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu, të cilët në vend të reformave, u morën me pazare koncesionesh dhe tenderësh.
Rezultati është i ditur: spitale pa ilaçe, pa pajisje, pa kushte pune dhe me paga të ulëta që kanë detyruar mijëra mjekë e infermierë të largohen jashtë vendit.
Ndërkohë, pushtetarët kurohen në klinikat private brenda e jashtë Shqipërisë, ndërsa të varfërit mbeten në mëshirën e fatit në spitale publike ku mungojnë medikamentet bazë.
Një muaj në detyrë dhe asnjë masë për ilaçet e skaduara
Megjithëse ka një muaj në detyrë, ministrja Sala nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar importin e ilaçeve të skaduara, që vazhdojnë të hyjnë në spitale përmes tenderëve të fituar nga rrjeti mafioz i Janis Karathanos, Tomë Doshit, Dorian Sadikut dhe deputetit të PD-së, Kliti Hoti.
Po kështu, nuk është marrë asnjë masë për të furnizuar Onkologjikun me ilaçet e nevojshme dhe për të zbatuar protokollet e trajtimit të pacientëve me kancer.
Evis Sala deklaron se “ka ide” dhe “ndjen përgjegjësi”, por në praktikë asnjë ndryshim nuk ka ndodhur.
Siç doli edhe në podkastin e Ramës, ministrja duket e vendosur të vazhdojë pazaret e tenderëve me bekimin e tij, duke ndjekur modelin e Ilir Beqjas, Ogerta Manastirliut dhe Albana Koçiut.
Nëse gjykojmë nga fjalët dhe veprimet e saj të deritanishme, shëndetësia shqiptare nuk ka pse të presë përmirësim, por vetëm fazën tjetër të degradimit; këtë herë nën drejtimin e një ministre që e trajton profesionin e mjekut si “kohë të pjeshme” të karrierës së saj./Pamfleti
Placebo jo placedo
Ky KM ka ikur nga fiqiri fare.Cfare jane keto karlliqe del merr ne interviste punonjesen e vet apo te tjere?.Cfare pune ka ky loqja Km te bej gazetarin me ministren e vet?Po ka kaluar orbiten ky vend idiot me keta njerez te mjere te frikesuar deri ne palce qe rrine si te dhjere per 1 cope buke.Ja qifsha ministret buca,Diellen dhe patronazhistet b.qira.Ky shtet eshte per te vene kujen!!
Me kohe te pjesshme keto se punon inteligjenca artificiale, po IA merr dhe pagat e njerezve bashke me vendet e punes. Nuk do kete me nderveprim mes kolegeve, ose keto gjenerojne parate e taksat, njerezia me asistence ekonomike a sociale. Keshtu part time edhe Edona Bilali, nga Shkodra ne pedagoge ne Universitet ne Vienë harroi Tiranën po nejse mjafton te firmosin per te zhvatur
Te sqarojme nje here e mirë diferencen midis te mundures the te pa mundures. Ajnshtajni ka thene : E pamundura është vetëm ajo që bie ndesh me natyrën. Gjithçka tjetër… është thjesht çështje kohe, mendje dhe këmbënguljeje Te qëllosh me premtime majtas. apo djathtas eshtë një veprim pak a shume bindes që ajo po lufton me kembengulje. Historia njeh shembuj te tjere .., Vet forma s'ështé formè dhe se ajo qé s'éshré formé është forme dhe persèri se kjo formè s'éshtè formé.( Shvejk) Prandaj Ju që habiteni me “ e mundura te behet e pa mundur” tregon që skeni haber fare nga filizofia e ushtaret te mire Shvejk. Ka deshira që vrapojne, në terrene të gabuar. Kur na vrasin e kuptojmë, përse dreqin s'i ndaluam?!Konfuc