
Në raportimin mbi veprimtarinë e SPAK për vitin 2024, Altin Dumani tha se nuk do të rikandojë sërish kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK.
Por, Dumani u shpreh se prokurorëve të SPAK duhet tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar, pasi sipas tij brenda një viti u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm.
Avokati Romeo Kara tha se argumentet e Dumanit për mandatin e prokurorëve janë të drejta. Sipas tij, në çdo institucion shtetëror duhet të ketë prokurorë që të marrin çështjet.
“Struktura nuk bëhet speciale, nevojat e Shqipërisë kërkojnë që të zgjerohet. Madje të marrin nga strukturat e rretheve, ata kanë dosje që zgjatin. Njohin terrenin dhe dinamikën nga një çështje në tjetrën. Në momentin që del si grupim, do të kenë dosje nëpër duar. Argumentet e Dumanit për mandatin e prokurorëve janë të drejta. Do të kemi një gjendje pezull që nuk do të jetë e mirë.
Niveli i parlamentit është ky dhe na vjen turp, por të konstatojnë që ne kemi nevoje për disa ndryshime që fuqizojnë SPAK. Kemi një Berishë dhe një Metë pa asnjë zhdëmtim real të atyre milionave. Ne kemi pasur dy president mjek, por Begaj nuk krahasohet me Berishën.
Në çdo institucion duhet të ketë nga 10 prokurorë dhe mund të marrë çështjet. Ky është minimumi dhe ta dëgjojnë Dumanin se ai nuk po flet për veten”, u shpreh ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje