
Eksperti Ervin Karamuço thotë se presidenti Bajram Begaj ushtron vetëm detyrën e kreut të shtetit, dhe pagesat si mjek në një spital privat, sikundër akuzon PD, i ka nga shërbime të mbartura.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se nuk duhet rënë në kurthin e deklaratave politike.
“Presidenti Begaj, para se të ishte president ka pasur karrierë të gjatë si mjek. Mjek i rëndësishëm për atë fushë që ka mbuluar. Ka shpëtuar shumë jetë njerëzish, brenda dhe jashtë vendit, duke i ndjekur ata në mjekim, dhe për këtë arsye ka qenë pjesë e kontratave dhe me spitalet e huaja, jo vetëm me ato vendase. Këtë nuk e ka vetëm zoti Begaj, e kanë pasur dhe e kanë edhe shumë mjekë të tjerë, kontratat e bashkëpuniumit të asistencës. Pagesa që janë bërë, me aq sa u interesova, nuk duhet të biem në kurthin e deklaratave politike. Ato pagesa janë të mbartura nga shërbime të mëparshme. Presidenti, që kur ka marrë detyrën, as nuk mund të çohet nëpër mend, që të vazhdojë sërish punën, qoftë edhe efektet e një kontrate, që ka pasur me një spital, qoftë vendas apo të huaj", theksoi ai.
Lini një Përgjigje