TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 21:40

“Do ta vras”/ Drejtori u kërcënua me jetë, reagon IMT: Dënojmë gjuhën e ashpër dhe kanosjet!

Shkruar nga Pamfleti

“Do ta vras”/ Drejtori u kërcënua me jetë, reagon

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, IMT ka reaguar pas kërcënimit të një 61-vjeçari ndaj drejtuesit të këtij institucioni në Tiranë.

61-vjeçari Leonard Nikolli u arrestua nga policia pasi mesditën e sotme ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi. Ky i fundit ka bërë kallëzim në polici teksa tha se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste dhe ishte i armatosur.

Sapo ka hyrë në institucion, Nikolli ka thënë se: “Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?”.

IMT dënon ashpër çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës.

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës.

Në lidhje me ngjarjen e sotme, ku u kërcënua z. Klajdi Meçi, sqarojmë se IMT vepron në zbatim të ligjit dhe të vendimeve ligjore në fuqi.

IMT do të vijojë me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve, pa u ndalur përballë zaptimit të hapësirave publike, deri në lirimin e çdo hapësire që u përket qytetarëve”, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje