TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2024, 16:30

Artikulli i "Kathimerinit", reagon Ministria e Mbrojtjes: Dendias u ftua, por nuk pranoi të vite në inaugurimin e bazës së Kuçovës

Shkruar nga Pamfleti
Artikulli i "Kathimerinit", reagon Ministria e Mbrojtjes: Dendias u
Dendias-peleshi

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas një artikulli të shkruar sot nga media greke “Kathimerini”, e cila hidhet akuza se ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias ishte lënë jashtë inaugurimit të bazës ajrore të Kuçovës.

Gazeta e lidhte mungesën e ftesës për të mbi përplasjet e  fundit Tiranë-Athinë, por e gjitha ka qenë një mashtrim, siç është bërë e modës nga kjo media dhe për dosjen e Fredi Belerit.

Përveçse është publikuar në media ftesa që i është dërguar Dendias, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për mediat duke u shprehur se ministri grek nuk ka pranuar vetë të jetë në Kuçovë.

Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një nivel shumë të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë të përkushtuar të NATO-s. Jemi mirënjohës ndaj Greqisë (dhe Italisë) që për vite me radhë kanë kryer Policimin Ajror për vendin tonë. Me të njëjtën qëllim, më 29 janar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për të bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri, që përkonte në të njëjtën kohë me ceremoninë e inagurimit të Bazës Taktike Ajrore të Kuçovës. Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit. Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni.

Jemi të keqardhur për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë dhe që nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike”, njofton MM.

 

Lini një Përgjigje