
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të Arben Ahmetaj i cili ndodhet në pikën kufitare të Kakavijës.
Hoxha thotë fotoja është bërë ditën e premte dhe sipas gazetarit ish-zëvendëskryeministri ka udhëtuar drejt Greqisë.
Më tej, gazetari thotë se edhe pse ishte nën hetim, Ahmetaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit.
“Ditën e premte në mesditë ka qenë në Kakavijë ka kaluar për në Greqi. Gjatë kësaj kohe Ahmetaj ka hyrë dhe ka dalë nga vendi pa asnjë lloj problemi pavarësisht hetimit”, tha gazetari për Opinion.

Lini një Përgjigje