TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 22:13

“Këto janë përralla”, shpërthen Manjani: Ahmetaj po arrestohet me urdhër politik

Shkruar nga Pamfleti

“Këto janë përralla”, shpërthen Manjani: Ahmetaj

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur se kërkesa për arrestimin e ish-zëvendës/kryeministrit Arben Ahmetaj është bërë me urdhër politik.

Në një intervistë për “Top Story”, Manjani tha se porosinë për urdhër-arrestin ndaj Ahmetajt, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion e ka marrë nga kryeministri Edi Rama.

Është dhënë porosia që të futet në burg se ka ngrënë kumbulla dardha në kurriz të udhëheqësit. Nuk është pasojë e reformës së SPAK. Të tjerat janë përralla. Nëse do të analizonim çfarë ka ndodhur, ky është konfirmim i dështimit të reformës në drejtësi, sepse çështja e inceneratorëve nuk do të ndahej në 700 copa nëse do të ishte procedura e duhur. Të kujtohemi në mes të verës që Ahmetaj qenka i korruptuar për inceneratorin e Elbasanit, për të cilin gjykata është në prag të vendimmarrjes. Janë vendime të papjekura, të pastudiuara, të paanalizuara. Ndoshta ata që dënohen po dënohen kot”, u shpreh ai.

Madje, Manjani, i vlerëson këto hapa “provë flagrante të dështimit të drejtësisë”. Sipas tij, SPAK nuk duhet t’i ishte drejtuar parlamentit, pasi aty “bëhet vetëm gallatë”.

Unë dyshoj shumë për provat. Por me siguri e di që nëse SPK është sot i bindur se Ahmetaj i meriton ato 3 akuza, ta marrë të pandehur, ta çojë në gjyq dhe ta dënojë gjykata, kjo është ligjore.

Këto prova mos t’i zhgarravisin në parlament, aty bëhet gallat, nëse i kanë këto provat t’i çojnë në gjykatë. SPAK nuk e bën sepse do të hyjë te loja politike, t’i thotë shefit na the të ta sjellim dhe ja ku e ke. Këto konkluzione, para se ta çonin në gjykatë, i çojnë për gallatë në parlament”, tha Manjani.

manjani urdhër politik ahmetaj

Lini një Përgjigje