
Mafiozi, John Alite ka rrëfyer dhimbjen më të madhe të jetës së tij në një intervistë për emisionin “Pasdite në Vizion”.
Ai rrëfeu se humbja e vajzës së tij ishte e madhe, ndërsa e ndjera la pas edhe nipin e tij. Ai thekson se e bija piu një ilaç për qetësim dhimbjesh, por rezultoi fatale. Në të vërtetë pilula përmbante një lloj droge të fortë, të quajtur fetanil.
“Ime bijë nuk e dinte se çfarë kishte ilaçi, ajo u shtri duke pritur që djali të zgjohej dhe ajo vetë nuk u zgjua më. Me datë 18 gusht, në orën 08:30 të mëngjesit ajo ndërroi jetë”, duke theksuar se për katër ditë e mbajti në jetë me aparatura.
I përlotur ai pohon se kjo është dhimbja më e madhe e jetës së tij.
“Forca është të sulmosh qeverinë t’i vihesh pas asaj. Kam qenë lufëtuar gjithë jetën dhe qeveria jonë lejon që 200 mijë të rinj të vdesin në vit. Flasin shumë, por nuk dinë asgjë për të, bëjnë shfaqje mediatike pafund, e dinë që kjo lloj drogë prodhohet në Kinë dhe transportohet nga Meksika”, tha ai duke treguar se ku e gjeti forcën për të përballuar dhimbjen.
I përfshirë në krim, John Alite rrëfen si reagoi familja e tij shqiptare kur mësoi të vërtetën. Ai rrëfen se tregohej mjaft vigjilentë dhe i heshtur për jetën e tij.
“Ishte familje tradicionale që nuk ndryshonte nga asnjë familje tjetër shqiptare. Ata e dinin që vija sa lartë e poshtë në rrugë, por nuk e kuptonin, nuk e njhnin këtë lloj jete. Kur im atë e kuptoi, mendoi se do të bëhesha si ai, do të pija ndonjë cigare, do luaja nga pak kumarë, do shkoja në punë e mbase do të kisha ndonjë shok nga rruga. Por, unë nuk flisja për atë që bëja dhe kur ai e kuptoi në fund më rrahu, më kërcënoi dhe më përzuri nga shtëpia, më mori prapë në shtëpi”, rrëfen ai.
Ai shprehet se publiku shqiptar duhet të dijë se ai u tradhtua nga mafia italiane, me të cilët bashkëpunoi.
“Ata nuk krenohet me vlera, siç ne shqiptarët krenohemi, si fjala e dhënë. Kur e kuptova se kishim këndvështrime të ndryshme në lidhje me ato që unë besoj në kulturën tonë, e kuptova se jetova në një botë që nuk ishte e njëjtë me besimet e mia dhe familjes time, ndaj duhej ta ndryshoja këtë pjesë”, shton ai.
Lini një Përgjigje