Një tjetër tragjedi është shmangur në det. Në Tale të Lezhës një pushues rrezikoi të mbytej.
Ai u nxor nga uji nga pushuesit e tjerë e më pas u mor nga autoambulanca ku po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave ka konsumuar shumë ujë dhe ndodhet në gjendje kritike.
Një ditë më parë u mbyt babai me 2 fëmijët e tij në plazhin e Vilë-Bashotvës në zonën e Kavajës. Babai me djalin e tij hynë për të shpëtuar djalin e vogël, por mbetën të tre pa jetë në det.
Lini një Përgjigje