TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 18:33

Rasti “Ahmetaj”, Karamuço: Shumë dosje në SPAK janë parashkruar, të akuzuarit i kanë shpëtuar burgut

Shkruar nga Pamfleti

Rasti “Ahmetaj”, Karamuço: Shumë dosje në SPAK

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se gjatë verës do të ketë shumë emra nga politika, si nga “të majtët edhe ata djathtas”, do të përballen me akuza nga drejtësia.

Duke komentuar në “Top Talk” rastin e Arben Ahmetajt, ai tha se ka shumë emra të zhytur për të cilët do ngrihen akuza.  Por nga ana tjetër, ai tha se ka disa dosje që janë parashkruar, pra ata që janë akuzuar nuk do vuajnë asnjë ditë burg.

Deri në shtator na dalin shumë personazhe, jo vetëm majtas, por edhe djathtas, që do të përballen shumë shpejt me akuza. SPAK-u do të arrijë të bëjë një lloj balance, diplomacie, sepse janë disa persona që janë në hetim.

Disa nga dosjet që ne i kemi konsideruar deri para 2-3 vitesh si të nxehta, sot janë parashkruar afatet, asnjëri prej atyre personave që ne i kemi përfolur, që mund të shkonin në burg, nuk do të përballen me këto akuza, pra i kanë shpëtuar burgut. Nuk më takon mua t’i them me emra”, tha Karamuço për Top Talk.

karamuco ahmetaj

Lini një Përgjigje