TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 16:00

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Klodiana Lala: SPAK ka lënë jashtë hetimeve shumë emra të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Klodiana Lala: SPAK ka

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Arben Ahmetaj po konsiderohet “peshk i madh”, por ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas saj, duhej pyetur edhe Kryeministri për këtë rast.  Ndërsa e pyetur nëse Ahmetaj do kthehet në të penduar të drejtësisë, Lala u shpreh se nuk ka gjasa të ndodhë një gjë e tillë.

Nuk është histori e disa emrave, shkojnë më lart, tek kryeministri. A është thirrur për tu pyetur kryeministri? Jo. Është pyetur Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi. Nuk e shikoj histori të zbardhur.

Shumë emra të tjerë të përfshirë nuk janë thirrur nga SPAK. Historia e inceneratorëve është bërë e trashë, i kanë lënë provat rrugës, kanë menduar se janë të paprekshëm. Prokuroria e Posaçme s’ka nevojë për Ahmetajn që të bëhet i penduar i drejtësisë.

I ka provat aty, nuk ka nevojë fare të marrë dëshmi”, tha Lala.

 

lala ahmetaj

Lini një Përgjigje