TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 15:12

Seanca për imunitetin e Ahmetajt me dyer të mbyllura, ish-prokurori: Për të qeshur, deputetët do e mësojnë sekretin

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për imunitetin e Ahmetajt me dyer të mbyllura, ish-prokurori:

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Republikës për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Beci tha se një problemet kryesore të Kushtetutës së Shqipërisë është se nuk e lejon organin e akuzës të kryej hetime surprizë.

Sipas tij imuniteti i deputetëve u jep kohë atyre që të pastrojnë shtëpitë dhe të mos gjenden dokumente apo sende të kundërligjshme.

Problemi është a e lejon kjo Kushtetutë SPAK-un të kryej hetime surprizë. Nga pikëpamja proceduriale kemi tre probleme të cilat lindin në këtë rast. Nuk kemi efektin surprizë të kontrollit, i cili do të duhet të gjente sende apo dokumente të kundërligjshme pasi do të kemi 3 apo 4 ditë kohë që të përgatitet subjekti.

Sepse nuk ka subjekt që të mendojë që do i vi policia dhe nuk mund të rregullojë banesën dhe t’i mbajë gjërat aty.

Minimalisht do marrë pluhrat e shtëpisë që kur të vijnë oficerët mos të kenë turp çfarë të gjejnë në shtëpi.

E dyta është se bashkë me autorizimin është një kërkesë e motivuar së bashku me provat. Nëse provat u dorëzohen deputetëve a kemi një problem të ndërhyrjes së drejtësisë.

A mos duket se konfondohen sistemi i drejtësisë dhe parlamenti, kush është parlamenti që duhet të vlerësoj që ka apo s’ka prova. Pra duhet të themi që gjykata nuk është i vetmni organt kompetent ku duhet të diskutohen provat.

E treta është mbajtja e seancave me dyer të mbyllura, formale që të bën për të qeshur. Pasi ata që duhet të mësojnë sekretin që janë deputetët, do i mësojnë këto gjëra, pasi do ta kenë dosjen”, tha Beci në “Euronews”.

eugen beci

Lini një Përgjigje