Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj është një skenar i ideuar nga kryeministri Edi Rama për të mbuluar skandalin e Fushë Krujës. Hoxha ngre pikëpyetjen se pse Ahmetajn duhej ta “arrestonin” me patjetër sot, pasi aty e kishim që prej një viti.
"Komandanti nuk më zhgënjen kurrë… Ashtu si parashikova të shtunën, se për të mbuluar skandalin e Fushë Krujës, do të plaste një skandal më të madh për të mbuluar të parin, ashtu bëri…
Ja ku jemi sot. “Papritur” dhe “pakujtuar” kërkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…
Arben Ahmetajn aty e kishim që prej një viti, pse duhej ta “arrestonin” me patjetër sot, pasi u “siguruan” që e ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë?! Ja ku e keni “temën e ditës” për të kaluar vapën e këtij meskorriku…
Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e përzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjëherë me pas plasi “skandali me muxhahedinët”…
Ndodhi skandali me Rrajat në Fushë Krujë, që atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjëherë me pas plaset “arrestimi i ish-zevendësit të kryeministrit”. Të lumtë Komandant, je magjistar i vërtetë për ta lënë miletin me gojë hapur",- shkruan Hoxha në Facebook.
Lini një Përgjigje