TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 11:51

"Do takohemi dhe do më njohësh"/ Publikohet mesazhi, si administratori i gurores kërcënoi Andi Majën një ditë para sulmit

Shkruar nga Pamfleti

"Do takohemi dhe do më njohësh"/ Publikohet mesazhi, si

Të tjera detaje janë zbardhur nga konflikti për guroren në Krujë i cili përfundoi në dhunë fizike.

Janë publikuar mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të fisit Maja dhe administratorit të gurores Alfred Karaj, një ditë para sulmit barbar nga Rrajat për qytetarët e Borizanës në Krujë.

‘Balkan Web’ ka publikuar bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës dhe Alfred Karajt, teksa ishin duke bërë disa denoncime në polici dhe protesta për guroren që po iu shkaktonte dëme në banesë për shkak të shpërthimeve me eksploziv.

Nga mesazhi shihet qartë kërcënimi dhe paralajmërimi që Karaj i bënte fisit Maja.

“Nuk më vini dot gjobë, do takohemi e do më njihni”, thuhet ndër të tjera.

"Do takohemi dhe do më njohësh"/ Publikohet mesazhi, si

kercenim maja rraja

Lini një Përgjigje